Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Olsian Çela dhe Altin Dumani vizitë zyrtare në Belgjikë, takim me Prokuroren e Përgjithshme, ja fokusi i diskutimeve
Prokurori i Përgjthshëm, Z. Olsian Çela dhe drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Z. Altin Dumani dhe përfaqësues të tjerë të këtyre prokurorive, zhvilluan një takim pune me Prokuroren e Përgjithshme Federale të Belgjikës Ann Fransen, në datat 18-19 nëntor, në Bruksel, Belgjikë. Takimi koordinues u zhvillua në kuadër të marrëveshjeve të bashkëpunimit të nënshkruara mes palëve si dhe në vijim të takimeve që u mbajtën vitin e kaluar në Tiranë. Diskutimet u fokusuan në çështje që lidhen me luftën kundër krimit të organizuar, hetimet financiare, pastrimin e produkteve të veprës penale, përdorimin e kriptomonedhave në aktivitete kriminale, koordinimin e hetimeve dhe ngritjen e skuadrave të përbashkëta hetimore. Gjithashtu u trajtuan çështje të ndihmës juridike, përfshirë ekzekutimin e vendimeve penale dhe letërporosive. Të gjithë pjesëmarrësit në...