SPAK regjistron procedim penal ndaj Ballukut dhe Klosit,familjarë dhe të afërm përfitues të tenderave mln € (Dokumenti)

SPAK regjistron procedim penal ndaj Ballukut dhe Klosit,familjarë dhe të afërm përfitues të tenderave mln € (Dokumenti)

SPAK regjistron procedim penal ndaj Belinda Ballukut dhe Ceno Klosit, pas një kallëzimi penal të depozituar nga Kryetarja e Komisionit të Apelimit dhe Vlerësimit të Statutit pranë Partisë Demokratike, Adriana Kalaja. Akuza është korrupsion dhe ndikim i paligjshëm ndaj zyrtarëve të lartë dhe kallëzuesja kërkon nisjen e hetimeve ndaj disa zyrtarëve të lartë, përfshirë Belinda Ballukun dhe Ceno Klosin. Sipas kallëzimit, kompanitë e lidhura me personat e kallëzuar, si “ORHER” sh.p.k dhe “SEAN” sh.p.k, dyshohet se kanë qenë pjesë e një skeme financiare të dyshimtë, me fitime të paligjshme dhe shpërdorim detyre, për të favorizuar interesat e personave të caktuar. Dokumenti përmend edhe përfitime të dyshimta të aksioneve, huamarrje dhe marrëveshje biznesi midis të kallëzuarve dhe personave të lidhur me ta. Kalaja kërkon gjithashtu hetim...