Zhdukja e Remzi Hoxhës / Rinisin kërkimet në Britani për ish-zyrtarin e SHIK-ut, Ilir Kumbaro

Zhdukja e Remzi Hoxhës / Rinisin kërkimet në Britani për ish-zyrtarin e SHIK-ut, Ilir Kumbaro

Autoritetet britanike kanë rihapur çështjen e kërkimit ndaj ish-zyrtarit të lartë të SHIK-ut, Ilir Kumbaro, i cili akuzohet për rrëmbimin dhe torturimin e tre shtetasve në vitin 1995, raportojnë mediat lokale atje. Kumbaro, tashmë në të 70-at, është zhdukur prej 14 vitesh në Mbretërinë e Bashkuar, pasi u arratis nga drejtësia britanike në dhjetor të vitit 2011, pak para se të dilte në gjyq, për t’u ekstraduar në vendin tonë, përcjell A2 CNN. Remzi Hoxha. Kumbaro akuzohet nga drejtësia shqiptare për rrëmbimin dhe torturimin e Remzi Hoxhës, Zizo Kristopullit dhe Avdyl Loshajt, në një magazinë në Tiranë më 21 tetor 1995. Remzi Hoxha, biznesmen dhe baba i pesë fëmijëve, është zhdukur prej asaj dite dhe konsiderohet i vrarë. Familjarët e viktimave kanë kërkuar prej vitesh...