Analizë | Ukraina, pesë çështjet kryesore për arritjen e marrëveshjes

Analizë | Ukraina, pesë çështjet kryesore për arritjen e marrëveshjes

Pesë janë deri tani pikat kryesore që janë diskutuar në bisedimet e nisura dje në Gjenevë mes përfaqësuesve ukrainas dhe partnerëve ndërkombëtarë. Ukraina i konsideron këto pika të patjetërsueshme, ndërsa për të gjitha çështjet e tjera, sipas një burimi europian, nga Kievi vijnë sinjale fleksibiliteti. Qëndrimi ukrainas mbështetet plotësisht nga qeveritë e Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Gjermanisë, Polonisë, Finlandës dhe Italisë, si dhe nga Komisioni Europian. 1. Territoret e pushtuara Delegacioni ukrainas, i udhëhequr nga Andriy Yermak, ka bërë të qartë se nuk do të pranojë asnjë njohje ligjore të territoreve të pushtuara me forcë nga ushtria ruse. Presidenti Zelensky ka ripërsëritur se është i gatshëm të negociojë “duke u nisur nga linja aktuale e frontit”. Në praktikë, kjo do të thotë se askush nuk pret rikthimin...