No Image Available

Pse gënjeu Berisha për pjesëmarrjen e së djathtës amerikane në Brazil?

Në Asamblenë e CDI-së të mbajtur në San Paolo të Brazilit, Sali Berisha u shpall zv.president i këtij unioni, një lajm që deputetët e PD-së e shpërndanë me bujë në rrjetet sociale, duke e prezantuar si “unionin më të madh në botë të partive të djathta”. Por, çfarë është realisht CDI? CDI, Centrist Democrat International, është një union partish të qendrës së djathtë me fokus në Amerikën Latine, Afrikë dhe disa vende të Azisë. Shumica e anëtarëve janë parti të vogla. Dhe më e rëndësishmja, në CDI nuk bën pjesë Partia Republikane e SHBA-së, shteti ku Berisha dhe familja e tij janë shpallur non grata. As konservatorët britanikë apo ata kanadezë. Ndërkohë, IDU është elita e vërtetë e partive të djathta në botë, ku 29...