Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Nesër betohet anëtari i ri Kushtetueses, i hapet rruga zgjedhjes së kryetarit të ri
Presidenti i Republikës ka thirrur nesër në orën 10 gjyqtarin Asim Vokshi, të betohet si anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Në këtë mënyrë, merr fund ‘odiseja’ për gjyqtarin që do të zëvendësojë Holta Zacajn, mandati i së cilës ka mbaruar që në muajin prill. Gjykata e Lartë shpalli fitues Asim Vokshin për zëvendësimin e Zaçajt, por rezultati u kundërshtua nga kandidatja tjetër Naureda Llagami. Ajo pretendoi në Gjykatë Administrative dhe më pas në Gjykatë Kushtetuese, që një votë e shpallur e pavlefshme, i takonte asaj, e rrjedhimisht e bënte atë gjyqtare kushtetuese. Së fundmi, Gjykata Kushtetuese e rrëzoi këtë kërkesë, dhe nuk mbetej më asnjë pengesë për betimin e Asim Vokshit tek presidenti, dhe nisjen e detyrës së tij. Betimi i tij largon nga Gjykata Kushtetuese Holta Zaçajn, e...