Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Krenarë me vjedhjen e tyre”/ Berisha ndan videon e rrugës miliona euro Qukës–Qafë Plloçë, që sot shkatërrohet
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar sot një video në rrjetet sociale ku rikujton inaugurimin e disa muajve më parë të aksit rrugor Qukës–Qafë Plloçë, ceremoni e zhvilluar nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e pezulluar nga detyra, Belinda Balluku. Në pamjet e publikuara nga Berisha, shihet momenti kur Rama dhe Balluku inspektojnë rrugën, të pritur me këngë, valle polifonike dhe me kulaç nga banorët e zonës. Por vetëm pak javë pas inaugurimit, një shi i parë vjeshte ka qenë i mjaftueshëm për të shkaktuar dëmtime serioze të rrugës, një prej projekteve më të gjata dhe më të kushtueshme të infrastrukturës në vend. Sipas pamjeve të shpërndara nga Berisha, segmenti i sapohapur paraqitet i shkatërruar në disa pjesë: masa gjigante shkëmbore të shembura...