SPAK nis hetimin për pasurinë e Belinda Ballukut dhe Ceno Klosit

SPAK nis hetimin për pasurinë e Belinda Ballukut dhe Ceno Klosit

SPAK ka nisur hetimin për pasurinë e zv.kryeministres Belinda Balluku, njëherësh edhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe ish-kreut të Tatimeve, aktualisht deputet i PS, Ceno Klosi. Prokuroria e Posaçme ka njoftuar sot se është regjistruar procedimi penal ndaj Belinda Ballukut, tashmë të pezulluar nga detyra dhe Ceno Klosit. Procedimi penal është regjistruar mbi bazën e kallëzimit penal të depozituar nga Adriana Kalaja e cila kërkoi fillimin e hetimit pasuror për Belinda Ballukun dhe Ceno Klosin. Kalaja i akuzon Klosin dhe Ballukun për “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion pasiv”, ndërkohë që zv.kryeministren e akuzon edhe për “shkelje të barazisë në tendera”. SPAK sqaron se materiali kallëzues shtesë ardhur dhe protokolluar më datë 16.09.2025, në lidhje me këtë kallëzim është administruar në kuadër të procedimit penal Nr.95,...