No Image Available

SHBA: Ruajmë sovranitetin e Ukrainës! Rubio: Afër marrëveshjes por ka ende punë. Zelensky: Duam fundin e luftës

Pas takimit të dielën në Gjenevë, Sekretari Amerikan i Shtetit Marco Rubio është shprehur se diskutimet ishin frytdhënëse dhe kanë përparuar. “Tani, natyrisht, si çdo marrëveshje përfundimtare, do të duhet të miratohet nga presidentët, dhe ka disa çështje për të cilat duhet të vazhdojmë të punojmë. Ishte ndoshta dita më produktive që kemi pasur për këtë çështje, ndoshta në tërësinë e angazhimit tonë, por sigurisht në një kohë shumë të gjatë. Por puna mbetet, dhe për shkak se kjo vazhdon të jetë një punë në proces, – nuk dua të shpall fitoren ose përfundimin këtu. Ka ende punë për t’u bërë”, tha Rubio. Ndërsa u pyet nëse Ukraina kishte rënë dakord në lidhje me lëshimin e territoreve, Rubio u përgjigj: Thjesht nuk do të hyj...