PD sërish sot para kryeministrisë, opozita kërkon dorëheqjen e Ramës dhe Ballukut

PD sërish sot para kryeministrisë, opozita kërkon dorëheqjen e Ramës dhe Ballukut

Opozita do të mblidhet pasdite para kryeministrisë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe numrit 2 të qeverisë Belinda Balluku. Foltorja do të nisë në orën 18:00 dhe fjalimin kryesor do ta mbajë kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, i cili ështe kthyer nga Brazili ku mori pjesë në një takim të partive të djathta. Përveç kryetarit të PD Sali Berisha, në tubimin pritet të flasin deputetë dhe mbështetës të opozitës. Kjo është foltorja e dytë e opozitës, por e para që mbahet pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për të pezulluar zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Partia Demokratike ka deklaruar se tubimet para selisë së qeverisë do të zhvillohen çdo javë deri sa të japë dorëheqjen kryeministri Edi Rama dhe numri dy i qeverisë...