DOKUMENTET – Gazetari Artan Hoxha nuk lejohet të hyjë në Greqi, i komunikohet shpallja “non grata”

DOKUMENTET – Gazetari Artan Hoxha nuk lejohet të hyjë në Greqi, i komunikohet shpallja “non grata”

Autoritetet e Republikës së Greqisë, kanë shpallur ditën e djeshme me statusin “non grata”, gazetarin investigativ Artan Hoxha, duke e cilësuar “të padëshirueshëm” dhe kërcënim për rendin publik, duke ndaluar përjetësisht për të mos shkelur në territorin grek. Gazetari Hoxha ka qenë ditën e djeshme duke udhëtuar drejt qytetit të Janinës, kur është ndaluar nga policia greke e kufirit në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës. Në sportelin e policisë kufitare, ku kryhet kontrolli i pasaportave për qytetarët që hyjnë në territorin grek, gazetarit Hoxha, i është komunikuar, se nuk mund të hyjë në Republikën e Greqisë, pasi përbën rrezik për rendin publik dhe sigurinë e brendshme të këtij shteti. Pasi i është marrë pasaporta, ai është mbajtur për rreth një orë në policinë greke....