Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
U inaugurua nga Balluku vetëm dy muaj më parë, ja situata në aksin Qukës-Qafë Plloçë një ditë pas shembjes
Një ditë pas shembjes masive, kjo është gjendja e rrugës Qukës-Qafë Plloçë. Pas rrëshqitjes së dheut dhe shkëmbinjve, ngjarje që ndodhi mesditën e së dielës në këtë aks, autoritetet kanë nisur që në orët e para të mëngjesit të së hënës punën për pastrimin e rrugës. Mjetet e firmës kontraktore po punojnë për largimin e masiveve të dheut dhe shkëmbinjve, me qëllim hapjen e segmentit ndërkohë që qarkullimi i mjeteve është devijuar përmes një by-pasii provizor. Kjo është problematika më e madhe e regjistruar në këtë aks, pas problemeve të tjera të regjistruar më herët. Aksi Qukës-Qafë Pllocë kushtoi rreth 260 milionë euro dhe përfundoi pas 14 vitesh, por mjaftuan vetëm dy muaj përdorim që rruga të dalë jashtë funksioni. Shembjet masive tregojnë se cilësia...