Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Stina e virozave, mjekja: Jo alarm, por kujdes i shtuar. Ja simptomat dhe si të mbrohemi
Një valë e gjatë virozash po qarkullon prej muajsh dhe duket se nuk po zhduket. E ftuar në A2 CNN, mjekja Valbona Shahini shpjegoi se situata nuk është alarmante, por kërkon kujdes të vazhdueshëm, sidomos te fëmijët. Sipas saj, virozat po shfaqen më shpesh për shkak të ndryshimeve të motit, të cilat krijojnë kushte ideale për qarkullimin e viruseve. “Nuk dimë si të vishemi, as ftohtë, as ngrohtë. Kjo i favorizon viruset”, tha Shahini. Cilat janë simptomat?Sipas mjekes, viroza e re që po qarkullon nuk ndryshon shumë nga viruset klasike të sezonit. Simptomat kryesore janë: · Rrufë dhe bllokim hundësh · Temperaturë nga 37 deri mbi 39°C · Kollë, që shpesh nis pas rënies së temperaturës · Lodhje, dhimbje trupi dhe, në disa raste, kalim në...