DOKUMENTI / Greqia shpall ‘non grata’ gazetarin Artan Hoxha, ja arsyeja e vendimit ekstrem

DOKUMENTI / Greqia shpall ‘non grata’ gazetarin Artan Hoxha, ja arsyeja e vendimit ekstrem

Autoritetet e Republikës së Greqisë, kanë shpallur “non grata”, gazetarin investigativ Artan Hoxha, duke e cilësuar “të padëshirueshëm” dhe kërcënim për rendin publik, duke ndaluar përjetësisht për të mos shkelur në territorin grek. Hoxha është ndaluar dje të futet në territorin grek, tek po udhëtonte drejt Janinës, në pikë kalimin kufitar të Kakavijës. Gazetari Hoxha ka qenë duke udhëtuar ditën e djeshme drejt qytetit të Janinës, kur është ndaluar nga policia greke në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës. Në sportelin e policisë gazetarit Hoxha i është marrë pasaporta dhe gati 1 orë më vonë, rreth orës 10:30 me orën lokale, i është komunikuar vendimi i autoriteteve greke, që e shpall “non grata” për një afat të pacaktuar. Në vendimin që policia greke i ka...