Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Shkupi nuk mund të jetë kryeqytet evropian me manire ballkanike!
Në prag të vitit 2028, Shkupi përballet me një zgjedhje historike: të mbetet peng i fasadave të vjetra që e kanë izoluar, apo të ecë drejt vlerave universale që mishëron Nënë Tereza solidaritet, humanizëm, bashkëjetesë dhe dinjitet i përbashkët. Kjo zgjedhje nuk është thjesht kulturore; ajo është historike, politike dhe morale, dhe përcakton fytyrën që Shkupi do t’i paraqesë Evropës për dekadat e ardhshme. Nga Prof.dr Skender Asani Shpallja e Shkupit si “Kryeqytet Evropian i Kulturës 2028” nuk është thjesht një titull simbolik që shërben për një vit festiv apo protokollar. Ajo përbën një barrë historike, një privilegj që kërkon përgjegjësi, përkushtim dhe një vizion të ndershëm për të paraqitur identitetin autentik të qytetit përpara Evropës. Shkupi nuk është një hapësirë e thjeshtë urbane; ai...