Kafe shqiptarësh: Kodet dhe mesazhet e filxhanit me fuqinë e një dekreti mbretëror

Kafe shqiptarësh: Kodet dhe mesazhet e filxhanit me fuqinë e një dekreti mbretëror

Nga Marsel Lela Kultura shqiptare e të qëndruarit gjatë në kafene, e zgjidhjes së problemeve në kafene, deri edhe firmosja e marrëveshjeve apo dokumenteve të rëndësishme rreth nje filxhani kafeje, nuk është një fenomen i kohëve të sotme, e as i këtij qindvjeçarit të fundit. Ajo i përket një tradite më të hershme, gjurmët e së cilës janë ruajtur deri sot. Shumëkush mund ta marrë këtë “huq” si shenjë dembelizmi dhe kollajlliku tipik ballkanas, por në të vërtetë pas tij gjenden disa fakte mbreslënëse që tregojnë shumë për kulturën tonë, përveç “kafe e muhabet” trashëguar prej turqve. Në Shqipëri, kafeja nuk është thjesht një pije: ajo është një gjuhë, një kod, një mënyrë për të menduar e për të ndier. Është një formë komunikimi më...