Peter Mladinic: Katundi

Qendër tregtare, kazino, stadium, fushë golfi, kishë,spital, bibliotekë.Librat zënë shumë hapësirë.Ato mund të dixhitalizohen;pastaj mund të shembim muret, dyshemenë, çatinë,ta rrafshojmë bibliotekën,dhe në vend të saj të bëjmë një parking.Shoqëria, duke injoruar letërsinë,duke e vendosur bibliotekën në një cep të largët,e zhvlerëson letërsinë. Nuk është e rëndësishme.Pyetja themelore në letërsi ështëÇka do të thotë të jesh njeri?Një shoqëri që nuk e vlerëson letërsinënuk e vlerëson gjuhën. Letërsinë.Ekziston zhargoni: usta i matematikës, usta ibejsbollit, usta i kompjuterit, epitetepër njohjen e fjalorit të këtyre entiteteve.Ama letërsia, si në ustallëk, është unike.Jo bash çdo shkrim merret me çështjennjerëzore. Gjuha është e rëndësishme.Fjalët kanë rëndësi.Carlos Fuentes e definon gjuhënsi një ngjarje shoqërore.Fjalët shprehin mendime, ndjenja.Përveç gjuhës së trupit dhe veprave,gjuha është burimi ynë i komunikimit:le të të them si ndihem, çka mendoj.Komunikimi është dije,e kundërta e dijes, injorancës.Katundi. Komunikim i shkrim-leximit, dijeharmoni, begati. Analfabetizmi izolim,injorancë, mosmarrëveshje, varfëri shpirtërore.Shkrim-leximi – dua të ulem në një karrigedhe të më shohin duke lexuarduke lexuar Faulknerin. Dua që të tjerët të lexojnë.

Përktheu: Fadil Bajraj

ObserverKult

Lexo edhe:

“EPILOG”, POEZI NGA JOHN BERRYMAN

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *