Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Kemi një jetë të humbur”/ Përmbytjet në vend, Haxhimali: Grupet e punës, të dëmshpërblejnë qytetarët
Prej gati një jave vendi ynë u përfshi nga moti i keq dhe me reshje të dendura shiu të cilët shkaktuan përmbytje, daljen e disa lumenjve nga shtrati, rrëshqitje dherash apo shembjen e disa urave. Në lidhje me këtë gjendje i ftuar në një lidhje live, ishte Agron Haxhimali, Drejtori i Institutit për Bashkitë Shqiptare. “Jam i keqardhur që kemi një jetë të humbur, fshatra të izoluar, dëme të mëdha, shpresoj që të kalojnë shumë shpejt. Shqipëria është një vend shumë i brishtë, nuk kemi imunitetin e duhur për të përballuar situata të tilla”, tha eksperti Haxhimali. Ndër të tjera ai shtoi se për të parandaluar fatkeqësi të tilla duhet të punohet në çdo ditë të vitit, jo vetëm në kohën kur ‘pushtohemi’ nga moti...