Ekzekutuan biznesmenin/ Prokuroria dërgon në gjyq dy vëllezërit, detajet si u planifikua vrasja dhe pse nisi konflikti

Ekzekutuan biznesmenin/ Prokuroria dërgon në gjyq dy vëllezërit, detajet si u planifikua vrasja dhe pse nisi konflikti

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjyq dosjen në ngarkim të dy vëllezërve, Shkëlqim dhe Florjan Duka të cilët akuzohet për vrasjen e biznesmenit Eduard Reçi, ngjarje e ndodhur 13 nëntor 2024. Njoftimi: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasit F.D. dhe Sh.D. për veprat penale ‘Vrasje me paramendim’ e kryer në bashkëpunim, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve’ dhe ‘Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta’ parashikuar nga nenet 78, pg.2 e 25, 278 dhe 279, pg.1 e 25 i Kodit Panal. Nga hetimet mbi procedimin penal nr.7559 të vitit 2024, rezultoi përtej çdo dyshimi të arësyeshëm, se personi nën hetim Sh.D., në...