“Masa”/ Arrestohet 29-vjeçari, grabiste biznesin ndërsa ishte nën masën “arrest në shtëpi”, policia ka dyshime se…

“Masa”/ Arrestohet 29-vjeçari, grabiste biznesin ndërsa ishte nën masën “arrest në shtëpi”, policia ka dyshime se…

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Masa”, identifikuan, lokalizuan dhe ndaluan shtetasit: A. T., 29 vjeç, banues në lagjen nr. 4 Durrës, i dënuar më parë dhe aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi” për një aksident rrugor me pasojë jetën, i ndodhur në vitin 2022. M. Ç., 30 vjeç, banues në lagjen nr. 8 Durrës. Ndalimi i këtyre dy shtetasve u bë pas një pune intensive të ndjekur nga ana e specialistëve të Hetimit të Krimeve, ku ka rezultuar se këta dy shtetas, në bashkëpunim edhe me një shtetas tjetër ende të paidentifikuar, më datë 18.11.2025, gjatë natës, në lagjen nr. 18 Durrës, në lokalin e shtetasit L. K., kanë vjedhur sende të...