Spiropali vizitë zyrtare në Kroaci, pritet nga Presidenti kroat dhe ministri i Jashtëm

Spiropali vizitë zyrtare në Kroaci, pritet nga Presidenti kroat dhe ministri i Jashtëm

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, po zhvillon një vizitë zyrtare në Zagreb, ku do të pritet nga Presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanović. Gjithashtu, Spiropali do të zhvillojë një takim bilateral dhe një konferencë të përbashkët për shtyp me Ministrin e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grlić-Radman. Më pas, ajo do të zhvillojë një takim me Komitetin për Çështjet e Jashtme të Parlamentit Kroat. Gjatë takimeve pritet të diskutohen marrëdhëniet tradicionale miqësore mes dy vendeve, si dhe hapat e mëtejshëm të partneritetit strategjik, përfshirë organizimin e takimit të parë ndërqeveritar (G2G). Në fokus do të jenë gjithashtu bashkëpunimi ekonomik, me theks te energjia, turizmi dhe infrastruktura, projektet rajonale si Korridori Blu, Korridori VIII, Nisma e Tri Deteve, si dhe...