Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Mesazhi prekës nga Jul Deda në përvjetorin e humbjes së babait: Dy vjet pa ty, zemra ime…
Jul Deda ka ndarë një nga postimet më të ndjera në rrjetet sociale, duke kujtuar babain e tij, artistin e mirenjohur Zef Deda në përvjetorin e dytë të ndarjes nga jeta. Aktori publikoi një foto të ngrohtë familjare, ku shfaqet përkrah të atit, ndërsa dedikimi që e shoqëron foton ka prekur shumë ndjekës. “Dy vjet pa ty zemra ime, heroi im. Gjithmonë do jesh më i miri dhe njerëz si ti janë gjithmonë në paqe me Zotin. Të dua shumë, Babo…” – shkruan ai, duke shprehur mallin e thellë për figurën më të rëndësishme të jetës së tij. Postimi ka marrë menjëherë reagime të shumta, me njerëz që i shprehin ngushëllime dhe e mbështesin, duke ndarë po ashtu histori personale mbi humbjet e tyre. Dy...