Konflikti i gjatë për pronën, Prokuroria çon për gjykim dy vëllezërit që vranë Eduart Reçin

Konflikti i gjatë për pronën, Prokuroria çon për gjykim dy vëllezërit që vranë Eduart Reçin

Prokuroria e Tiranës ka njoftuar këtë të hënë, më 24 nëntor, se ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim shtetasit F.D. dhe Sh.D., të akuzuar për vrasjen me paramendim të biznesmenit Eduart Reçi, ngjarje e ndodhur më 14 nëntor 2024. Të dy vëllezërit do të përballen me akuzat për “Vrasje me paramendim” kryer në bashkëpunim, “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve” dhe “Prodhim, mbajtje, blerje apo shitje pa leje e armëve të ftohta”, të parashikuara nga nenet 78/2, 25, 278 dhe 279/1 e 25 të Kodit Penal. Sipas hetimeve, Prokuroria ka konkluduar se provat e mbledhura krijojnë bindjen përtej çdo dyshimi të arsyeshëm se Sh.D., në bashkëpunim me vëllanë e tij F.D., kanë kryer fillimisht tentativën e vrasjes ndaj E.R. më 8 nëntor 2024...