Moti i keq goditi juglindjen, ja si paraqitet situata në terren

Moti i keq goditi juglindjen, ja si paraqitet situata në terren

Reshjet intensive që kanë rënë në qarkun e Korçës gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar një sërë problematikash në disa bashki, ndërsa strukturat vendore dhe ekipet e emergjencave kanë vijuar punën pa ndërprerje për normalizimin e situatës. Korça – prurje të rritura dhe ndërhyrje në disa zona Në njësinë Voskopojë ka vazhduar sistemimi i rrugës që të çon drejt varrezave, ndërsa në Bulgarec vijon pastrimi i tombinove në zonën e Çifligut. Po monitorohen prurjet e lumit të Kamenicës dhe degëzimet në Dvoran, ndërsa në Voskop po riparohen argjinaturat e dëmtuara. Ekipet po punojnë edhe për hapjen e aksit Tudas–Lavdar–Bozdovec–Mazrekë. Kolonja – lumi i devijuar për të shpëtuar urën Në Kolonjë, ndërhyrje kritike u kryen në urën e Qinamit, ku u devijua rrjedha e lumit për...