Greqi–Shqipëri, rifillojnë bisedimet më 16 dhjetor! Gerapetritis: Në axhendë, kufiri detar dhe…

Greqi–Shqipëri, rifillojnë bisedimet më 16 dhjetor! Gerapetritis: Në axhendë, kufiri detar dhe…

Shefi i diplomacisë greke Giorgos Gerapetritis ka hartuar një plan të ri veprimi për marrëdhëniet me Tiranën zyrtare, plan që do t’ia paraqesë më 16 dhjetor homologes së re shqiptare Elisa Spiropali në të parën vizitë në Athinë. Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE, lidhshmëria mes të dyja shteteve fqinjë, dhe ndarja e kufirit detar janë në axhendën e Gerapetritis për takimin e mesdhjetorit në tokën helene. Udhërrëfyesi i ri Athinë–Tiranë u hartua sipas mediave greke pas rizgjedhjes triumfuese të Edi Ramës për një mandat të katërt qeverisës, me premtimin popullor për anëtarësim të vendit të shqiponjave në BE deri në vitin 2030. Çështja pezull e zonave ekonomike detare në detin Jon greko-shqiptare thuhet se në Athinë po fiton tani një vrull të ri...