Juristja Edlira Çepani ka folur lidhur me situatën aktuale politike. Ajo tha se opozita mund të bëjë shumë më tepër se kaq edhe në gjendjen në të cilën ndodhet.
“Mendoj se kjo është si ajo pajisja që kur të pushon zemra të kthen impulset. Tani, kjo drejtësia e re po mundohet që të kthejë pak impulset edhe tek opozita, por edhe tek popullata”, tha Çepani.
Sipas saj, ‘ka një apati totale në të cilën ne kishim rënë komplet në gjumë’, teksa shton se drejtësia e re po tregon se askush nuk është i pandëshkueshëm.
“Ka një teori që janë të gjithë bashkë, ka një teori që janë të gjithë të këqinj, ka një teori tjetër që janë dy kampe të cilat janë tifozë dhe unë mendoj se këto janë si ato goditjet për t’i thënë edhe popullatës, por edhe politikës, që askush nuk është i pandëshkueshëm. Ky është rasti i parë shumë pozitiv që po ndodh me disa eksponentë. Është për mirë apo është për keq për çështjen e drejtësisë së gjithsecilit prej tyre individualisht, këtë do ta tregojë koha në momentin kur do të merren vendimet. Se këto janë të gjitha vendimet në proces. Por, nga ana tjetër politikisht unë mendoj se i jep opozitës një shtysë të madhe dhe një moment për ta përdorur. Do ta përdorë apo jo, e ka në dorë opozita vendimin.
Nga ana tjetër, i jep njerëzve në dorë për të kuptuar se çfarë duhet të kërkojnë nga politika dhe për të kuptuar se çfarë duhet të kërkojnë edhe në mënyrë jo sipërfaqësore për të kuptuar se cilat janë proceset politike për të cilët edhe ata vetë janë përgjegjës. Edhe njerëzit vetë të cilët votojnë janë përgjegjës për procese të caktuara dhe janë përgjegjës edhe për të kërkuar drejtësi për situata të caktuara”, u shpreh ajo.
“Opozita e ka në dorë vendimin”/ Situata aktuale politike, flet Çepani: Drejtësia e re po tregon se askush nuk është…
