Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Asnjë fluturim në vend, shkollat dhe transporti i mbyllur! Belgjika paralizohet nga greva tre-ditore kundër reformave të qeverisë
Trenat të bllokuar, avionët të mbajtur në tokë dhe shkollat e mbyllura: Belgjika po përgatitet sot për një grevë kombëtare që do të zgjasë tre ditë, në shenjë proteste ndaj reformave fiskale të qeverisë së Bart De Wever, të cilat sindikatat i cilësojnë si “shkatërrim” të shtetit social. Kompania kombëtare e hekurudhave (SNCB) kishte reduktuar që prej ditës së djeshme itineraret, ndërsa sot pritet të funksionojë vetëm një tren në dy ose në tre, në varësi të linjës. Paralizë pritet edhe në shërbimet e tjera të transportit publik, si dhe ndikim në linjat e Eurostar-it mes Brukselit dhe Parisit. Nesër greva pritet të përfshijë shkollat, çerdhet, shërbimet postare, pastrimin e mbeturinave dhe një pjesë të madhe të sektorit të shëndetësisë, ndërsa ndërprerjet në transportin publik...