Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Zbulohet çamçakëzi i Epokës së Gurit i përtypur 10 mijë e 500 vjet më parë
Arkeologët në Estoni kanë zbuluar një copë katrani të thuprës, të përtypur rreth 10 mijë e 500 vjet më parë nga një vajzë adoleshente e Epokës së Gurit. Gjetja u bë nga Instituti i Historisë dhe Arkeologjisë në Universitetin e Tartu-s, i cili identifikoi në të shenja dhëmbësh dhe gjurmë të pështymës. Katrani i thuprës, i prodhuar përmes distilimit të thatë të lëvores së pemës, përdorej në lashtësi si ngjitës, por edhe për qëllime shëndetësore, si lehtësimi i dhimbjeve të dhëmbëve. Pas analizimit të ADN-së së pështymës, Instituti i Gjenomikës i universitetit zbuloi se substanca ishte përtypur me shumë gjasë nga një vajzë me flokë dhe sy kafe. “Instituti ruan mostra ADN-je nga 20% e popullsisë së Estonisë, çka u jep shkencëtarëve mundësinë të krahasojnë...