Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Banda e Belinda Ballukut, ja si kanë shtrirë tentakulat në qeveri dhe administratë, grupi merrte komanda dhe urdhra…
Në kulmin e krizave politike dhe ekonomike, tabloja e administratës shqiptare duket se po errësohet nga një strukturë e fuqishme që dyshohet se vepron nën komandën e zv/kryeministres Belinda Balluku. Mësohet se shumë sektorë kyç të shtetit, nga energjia te infrastruktura, nga diplomacia te policia, madje biznesi, shfaqin shenja të ndikimit të një rrethi të koordinuar që konsiderohet si “struktura informale e Ballukut”. Thuhet se ky rrjet funksionon me disiplinën e një grupi të organizuar, ku vendimet kalojnë në hierarki të qarta dhe ku prioritet i jepet kontrollit mbi tenderat, kontratat dhe burimet publike (pasuritë publike). Në qendër të kësaj skeme të dyshuar qëndron Belinda Balluku, figura që kritikat opozitare e shfaqin si drejtuesen e një mekanizmi të përhapur ngado në shtet. Kjo panoramë ka...