A po pëson krisje martesa e JD Vance? Reagon zëdhënësja e Usha pas zërave për divorc

A po pëson krisje martesa e JD Vance? Reagon zëdhënësja e Usha pas zërave për divorc

Zëdhënësja e Usha Vance ka hedhur poshtë thashethemet për një krizë martesore mes saj dhe Nënpresidentit të SHBA-ve, JD Vance, pas spekulimeve të përhapura në rrjetet sociale ditët e fundit. Zërat nisën pas vizitës së Ushas më 19 nëntor në bazën ushtarake Camp Lejeune në Jacksonville, Karolina e Veriut, ku ajo u shfaq pa unazën e martesës teksa ndodhej përkrah Zonjes së Parë, Melania Trump. Sipas zëdhënëses, arsyeja ishte shumë më e thjeshtë sesa aludohej në media: Usha, nënë e tre fëmijëve të vegjël Ewan, 8 vjeç, Vivek 5 vjeç dhe Mirabel, 3 vjeçe e kishte harruar unazën para daljes publike. “Usha është nënë e tre fëmijëve të vegjël, lan shumë enë, u bën shumë banja fëmijëve dhe ndonjëherë e harron unazën”, deklaroi ajo për revistën People....