Ismail Syla: Toka e pensionueme

Ismail Syla: Toka e pensionueme

Toka e Pensionueme asht vendiku jeta nuk mbaron, por tërhiqetpër me u ba e lehtë, e qetë,e padukshme për kohën. Në qiellin e sajdritat e vjetra rrinë pezullsi mendime të harrueme,universeve t’lodhunaqë kanë pritë shekuj n’kande të err’ta ,e tash, që koha u qetësue,dalin prej strehës me guxim t’qetë. Errësina e sajnuk asht terr që përpin,por nji këmishë e butëqë mban nën sjetull dritat e vjetra. Koha e heq uniformënlodhun prej orëve të veta të tepërta,ulet mbi këtë tokësi një plakë që kërkon karrigembas një jete udhë. Sekondat varen si vesë,e orët psherëtijnë të përuluna.Këtu koha nuk sundon:rri e qetë, si zog që ka gjetë degënku pushon përgjithmonë. Njeriu zbret pa zhurmë,si frymë që ka mësume ecë mbi kujtimepa i zgju prej gjumit t’tyne t’butë....