Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Autori dhe i plagosuri ishin shokë me njëri-tjetrin! Detaje nga ngjarja në Institut ku 40-vjeçari u qëllua me pistoletë
Policia e Tiranës ka identifikuar autorin e plagosjes së 40-vjeçarit, Marilen Jata që ndodhi mbrëmjen e djeshme (23 nëntor) në zonën e Institutit. Mësohet se Marilen Jata është qëlluar me armë zjarri nga shoku i tij, ku plumbi e ka kapur në këmbë. Ata më përpara kanë qenë shokë, por prej tre muajsh nuk flisnin me njëri tjetrin. Mbrëmjen e së dielës i plagosuri sapo është futur në rrugicë, aty i ka dalë para autori ku e ke qëlluar me pistoletë. Menjëherë pas kësaj, autori është arratisur. Pritet që oficerët e policisë të marrin në pyetje të plagosurin në Spitalin e Traumës për motivet dhe përplasjet që kishte me autorin. Njoftimi i policise Plagosi me armë zjarri një shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori...