Krim brenda familjes në Greqi, ja çfarë ka ndodhur

Krim brenda familjes në Greqi, ja çfarë ka ndodhur

Një ngjarje e rëndë tronditi komunitetin e Nea Peramos mëngjesin e së hënës, ku një 47-vjeçar humbi jetën si pasojë e plagëve të marra me një mjet të mprehtë, që dyshohet të ketë qenë një palë gërshërë. Në banesë ndodhej edhe vëllai i viktimës, 44 vjeç, i cili u gjet i plagosur dhe u transportua me urgjencë drejt spitalit. Ai po hetohet si i dyshuar kryesor për ngjarjen. Sipas autoriteteve, alarmi u dha nga një tjetër vëlla i familjes, 48 vjeç, i cili njoftoi policinë pasi gjeti dy vëllezërit në gjendje të rënduar. Dyshohet se ngjarja është pasojë e një konflikti të ashpër mes dy vëllezërve, ndërsa shkaqet e debatit mbeten ende të paqarta. Policia ka nisur hetimet e plota për zbardhjen e rrethanave dhe...