Peshkimi dhe bujqësia, në fokus të takimit teknik negociator Shqipëri–BE

Peshkimi dhe bujqësia, në fokus të takimit teknik negociator Shqipëri–BE

Në Bruksel u zhvillua takimi i 17-të i Nënkomitetit Bashkimi Evropian–Shqipëri për “Bujqësinë dhe Peshkimin”, një prej forumeve më të rëndësishme të dialogut teknik dhe institucional në procesin e anëtarësimit. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, u përfaqësua nga zëvendësministrat Fatmir Guri dhe Arian Jaupllari, të shoqëruar nga ekipet teknike të MBZHR dhe institucioneve vartëse, ku dhe zhvilluan diskutime të detajuara me Komisionin Evropian mbi progresin dhe sfidat në tre kapitujt e negociatave KapitulI 11, “Bujqësia dhe Zhvillimi Rural”, KapitulI 12 “Siguria Ushqimore, Veterineria dhe Fitosanitaria”, dhe KapitulI 13 “Peshkimi”. Takimi vjen menjëherë pas hapjes historike të të gjithë grupkapitujve të negociatave në Konferencën Ndërqeveritare të 17 nëntorit, çka e vendos Shqipërinë në një fazë të re të procesit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Gjatë...