Aleati i Dodik fiton zgjedhjet presidenciale në Republikën Srpska

Aleati i Dodik fiton zgjedhjet presidenciale në Republikën Srpska

Sinisha Karan, aleati i ngushtë i Milorad Dodikut, presidentit të shkarkuar të Republikës Srpska të Bosnjës, i ka fituar zgjedhjet e parakohshme presidenciale në një garë të ngushtë me kandidatin e opozitës të dielën. Karan i fitoi 50.89% të votave, sipas rezultateve paraprake të shpallura para mesnatës nga Komisioni Qendror Zgjedhor i Bosnje e Hercegovinës. Kundërshtari i tij nga Partia Demokratike Serbe, Branko Blanusha, i fitoi 47.81 për qind të votave. Dodiku u largua nga posti i presidentit të Republikës Sërpska në gusht, pasi u dënua për mosrespektim të vendimeve të përfaqësuesit ndërkombëtar, Christian Schmidt, që e mbikëqyr marrëveshjen e paqes, e cila e ka mbajtur Bosnjën të bashkuar që nga përfundimi i luftës ndëretnike të viteve ‘90. Zgjedhjet e parakohshme në Republikën Sërpska (RS)...