Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Forcohet lufta kundër piraterisë online, edhe për krijuesit e përmbajtjes në rrjetet sociale
Shqipëria po përgatitet të ndërmarrë ndryshime të rëndësishme në fushën e të drejtave të autorit, si pjesë e procesit të harmonizimit me legjislacionin e Bashkimit Evropian. Sipas projektligjit të ri, i cili pritet të sjellë përditësime thelbësore, synohet forcimi i mbrojtjes së veprave në internet dhe rritja e përgjegjshmërisë për platformat që shpërndajnë përmbajtje online. Për vite me radhë, shkeljet e së drejtës së autorit në Shqipëri kanë ardhur kryesisht nga transmetimet televizive dhe mediat lokale, që shpesh kanë përdorur materiale të pirateruara pa autorizim. Me shtrirjen në internet të mediave dhe portaleve, situata është bërë edhe më sfiduese, për shkak të ngarkimit të videove, muzikës dhe imazheve pa marrë paraprakisht të drejtat përkatëse. Një tjetër shqetësim i kohëve të fundit lidhet me platformat që...