Maqedonia ndër vendet me rrezikun më të lartë nga tërmetet në Evropë

Maqedonia ndër vendet me rrezikun më të lartë nga tërmetet në Evropë

Modeli i ri sizmik evropian që po qarkullon në rrjetet sociale edhe një herë e konfirmon cenueshmërinë e Ballkanit, ku Maqedonia renditet në kategorinë me rrezikun më të lartë nga tërmetet. Harta e ndan Evropën në tre nivele, zonë të kuqe me rrezik të lartë, portokalli me rrezik të mesëm deri të ulët dhe zonë të gjelbër me rrezik minimal. Sipas të dhënave të paraqitura, i gjithë Ballkani, përfshirë Maqedoninë, Kroacinë, Bosnje dhe Hercegovinën, Slloveninë, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Greqinë, është vendosur në kategorinë më kritike – zonën e kuqe, së bashku me pjesën perëndimore të Turqisë. Nga ana tjetër, Irlanda, Mbretëria e Bashkuar, Skandinavia, vendet baltike dhe Polonia paraqiten si rajone pothuajse plotësisht të sigurta. Spanja, Portugalia, Franca, Austria dhe Hungaria hyjnë në...