Burimi:
Opinion.al
Foto © Opinion.al
Përmbyten disa qarqe, reshjet i marrin jetën një personi në Korçë
Reshjet intensive të ditëve të fundit kanë lënë pas probleme në disa zona të vendit. Në qarkun Korçë, situata mbetet më e ngarkuar. Prania e ujit në disa banesa ka detyruar evakuimin e 15 familjeve në Sovjan. Ndërkohë, në Progër është shënuar edhe viktima e parë ngareshjet, ku është gjetur trupi i një 76-vjeçareje pas kërkimeve disa orëshe. Punohet në disa akse të dëmtuara nga dherat dhe hidrovoret janë në funksion të plotë. Në Lezhë, rreth 220 hektarë tokë janë nën ujë, kryesisht në Zejmen, Shënkollë dhe Barbullojë. Argjinatura në lagunën e Vainit është mbyllur, ndërsa vijon puna për mbrojtjen e banorëve dhe furnizimin me ndihma. Evakuime me varka janë kryer gjatë natës. Në qarkun Vlorë, lumi Vjosa vijon uljen e nivelit, ndërsa ekipet kanë...