Biblioteka Kombëtare hap “Koleksionin e Biblave” ekspozohen 452 botime në shqip

Biblioteka Kombëtare hap “Koleksionin e Biblave” ekspozohen 452 botime në shqip

Biblioteka Kombëtare ka hapur për herë të parë për publikun koleksionin e rrallë me 452 botime biblike, që përfshin vepra të shenjta të autorëve të njohur si Shën Augustini, Martin Lutheri, si dhe botime unike që datojnë nga shekulli XV deri në XIX.Ekspozita ofron një udhëtim të veçantë në historinë e përkthimit të Shkrimit të Shenjtë në gjuhën shqipe, duke ndriçuar përpjekjet e figurave të shquara si Buzuku, Bogdani e Pjetër Budi, deri te autorët e rilindjes kombëtare.Midis veprave të ekspozuara janë katër botime të Shën Augustinit, Bibla e famshme e Martin Lutherit, libri i shenjtë i krishterëve i shkruar me gërma arabe, si dhe një botim i rrallë i vitit 1827 me vulën e Bibliotekës së Bushatllinjve. Shumë nga këto botime origjinale janë publikuar...