Burimi:
Diasporashqiptare.al
Foto © Diasporashqiptare.al
Frontespici i “Mesharit të Buzukut”
Prof. As. Dr Vinçens MarkuAparati figurativ i ksilografive të Mesharit të Gjon Buzukut, për të cilin flitet gjerësisht te Buzuku i lehtëlexueshëm, do të ishte i mangët pa kryeksilografinë e këtij teksti të çmueshëm, që është korniza e frontespicit (e ballinës).Në fletën 96 të kopjes vatikanase, menjëherë pas kolofonit, gjendet një fragment i dëmtuar i kornizës së ksilografisë së frontespicit të Mesharit.Siç shihet qartë nga fragmenti i mbijetuar, duke krahasuar imazhet, mund të zbulojmë vetëm kornizën e ballinës së librit, por jo brendinë e saj. Megjithatë imazhi i dëmtuar mjaft nuk na pengon aq shumë sa të mos mund të zbulojmë tërësinë e kornizës, duke ndjekur metodën e krahasimit me veprat e tjera të botuara në Venedik nga botuesit bashkëkohës me veprën e Buzukut.Tashmë dimë...