Shkëputet mali dhe bllokon rrugën/ U inagurua nga Balluku 2 muaj më parë, situatë alarmante në aksin Qukës-Qafë Plloçë

Shkëputet mali dhe bllokon rrugën/ U inagurua nga Balluku 2 muaj më parë, situatë alarmante në aksin Qukës-Qafë Plloçë

Një shembje masive dherash dhe shkëmbinjsh bllokuan totalisht aksin rrugor Qukës-Qafë Plloçë, dy muaj pas inaugurimit. Shembja ka ndodhur në afërsi të tuneleve duke e bërë këtë aks rrugor të pakalueshëm për automjetet. Pas shirave të shumtë që ranë ditët e fundit është shkëputur një sipërfaqe e madhe mali duke bërë bllokimin e plotë të aksit. Pas situatës kritike, kompania kontraktore e mirëmbajtjes është detyruar të vendose në përdorim një bypass provizor për kalimin e mjeteve. Kjo është problematika më e madhe e regjistruar në këtë aks, pas problemeve të tjera të regjistruar më herët. Aksi Qukës-Qafë Pllocë kushtoi rreth 260 milionë euro dhe përfundoi pas 14 vitesh, por mjaftuan vetëm dy muaj përdorim që rruga të dalë jashtë funksioni. Shembjet masive tregojnë se cilësia...