Vermoshi pa energji elektrike, reshjet e dëborës shkaktojnë probleme në qarkun e Shkodrës

Vermoshi pa energji elektrike, reshjet e dëborës shkaktojnë probleme në qarkun e Shkodrës

Sipas raportimeve nga terreni, situata në disa zona të Qarkut Shkodër ka shfaqur problematika të përkohshme gjatë mbrëmjes së sotme: Bashkia Malësi e Madhe: Në zonën e Vermoshit ka mungesë të pjesshme të energjisë elektrike. Ekipet e OSSHEE-së janë në terren dhe po punojnë për rikthimin e furnizimit. Rreth 3 orë reshje të dendura dëbore në Bogë dhe Qafë-Thore bllokuan përkohësisht qarkullimin e automjeteve. Bashkia Fushë-Arrëz: Në lartësi mbi 930 metra reshjet e shiut janë shndërruar në dëborë, por deri tani nuk raportohet ndonjë bllokim rrugësh apo problem tjetër. Zona të tjera të Qarkut Shkodër, përfshirë Shkodrën, Vau Dejës dhe Pukën, deri tani nuk kanë raportuar probleme.