Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Berisha publikon videon e Ballukut: Kur hajdutja më e madhe e kombit, pas Ramës, jep leksione kundër vjedhjes
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ndarë në rrjetet sociale videon e zv/kryeministres e cila është pezulluar nga detyra me vendim të GJKKO, Belinda Balluku, duke e cilësuar atë si “hajdutja më e madhe e kombit, pas Edi Ramës”. Në videon e publikuar, Balluku i drejtohet vartësve të saj: “Secili prej jush që ka marrë pjesë në këtë skemë korruptive, i ka hyrë detit në këmbë, i ka marrë në qafë të gjithë taksapaguesit shqiptarë dhe për këtë do të përgjigjeni të gjithë.’’ “Do të bëhet një shembull se çfarë ndodh kur ka grupe të strukturuara. Ky është grup i strukturuar, besoj se e kuptoni. Ky është grup i strukturuar që ka vepruar në bashkërendim të plotë në dëm të shtetit shqiptar dhe të...