Europa me një propozim për paqen në Ukrainë, përballë 28 pikave të planit amerikan

Europa me një propozim për paqen në Ukrainë, përballë 28 pikave të planit amerikan

Një kundërpropozim europian vjen përballë atij amerikan, me me synim përfundimin e luftës në Ukrainë. Ky plan vjen pas reagimeve të forta ndaj planit fillestar SHBA-Rusi, me 28 pika, i cili u cilësua si tepër i ashpër ndaj Kievit, përfshirë kërkesën për lëshim territori dhe reduktim të madh të forcave ukrainase. Sipas Reuters, kundërpropozimi europian ndryshon disa nga pikat kyçe të planit origjinal dhe përfshin: -Ushtria ukrainase do të ketë një kufi maksimal prej 800,000 ushtarësh në kohë paqeje, krahasuar me limitin amerikan prej 600,000. -Anëtarësimi i Ukrainës në NATO do të varet nga pëlqimi i të gjithë shteteve anëtare, i cili “aktualisht nuk ekziston”. -NATO nuk do të vendosë forca të përhershme në territorin ukrainas në kohë paqeje. -Ukraina do të kompensohet financiarisht, kryesisht...