Erdogan do të zhvillojë bisedë telefonike me Putin të hënën, në fokus lufta në Ukrainë

Erdogan do të zhvillojë bisedë telefonike me Putin të hënën, në fokus lufta në Ukrainë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, deklaroi se ditën e hënë, do të zhvillojë një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin. Këtë e bëri të ditur gjatë konferencës për shtyp në Samitin e Liderëve të G20-s në Johanesburg. “Nesër do të kem një bisedë telefonike me Putinin”, tha Erdoğan, duke theksuar: “Do të bëjmë çfarë të mundemi për të hapur rrugën drejt paqes. Duhet theksuar se nuk ka pasur bisedime ballë për ballë mes Kievit dhe Moskës që nga takimi në Stamboll në korrik.” Përpjekjet për ringjalljen e bisedimeve të paqes duket se po fitojnë terren, edhe pse Moska ende nuk ka dhënë asnjë shenjë të ndryshimit të kushteve të saj për përfundimin e luftës.