Miku i Izraelit, vizitë te “streha” e Hamasit

Kryeministri Rama ndodhet në Katar për një vizitë, duke shkruar pas pritjes që iu bë në Doha:
“Në rezidencën e Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Katarit, Sheikh Mohammad bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani, ku biseduam për thellimin e bashkëpunimit dhe disa projekte me peshë të rëndësishme për Shqipërinë”.
Në terma gjeopolitikë, ai ndodhet në “strehën” e Hamasit, shtetin që u godit muaj më parë nga Izraeli, me shënjestër krerë të Rezistencës palestineze që ishin në bisedime diplomatike për ndalimin e luftës në Gaza.
Ahere, nga qeveria shqiptare nuk pati asnjë reagim, pra asnjë deklaratë korteziale ku të dënohej sulmi i pabesë dhe i poshtër izraelit.
Dhe kujtojmë se Katari është ndër ato vende arabe me kontribute të mëdha për Shqipërinë, që ndryshe nga Izraeli nuk e ka me kushtëzime miqësinë që ofron. Kjo vizitë e radhës e Ramës në këtë vend e tregon këtë. Një vizitë e ngjashme në Izraeli, siç ka ndodhur kohë më parë, do e detyronte që të thoshte gjëra të poshtra që një shtet i poshtër i kushtëzon në partneritetet që ndërton. /tesheshi.com/