FMN kërkesë BSH: Shtrëngoni kushtet e kreditimit të PPP-ve! Kufizimi i kredisë për blerje banese duhet i përhershëm

FMN kërkesë BSH: Shtrëngoni kushtet e kreditimit të PPP-ve! Kufizimi i kredisë për blerje banese duhet i përhershëm

Në korrik banka e Shqipërisë vendosi të lehtësojë kërkesat për kapital ndaj bankave nëse financojnë një projekt infrastrukturor madhor. Nëse më parë një kredi për këtë qëllim konsiderohej me rrezik 100%, me rregulloren e korrikut ky kusht u ul në 50%, duke u dhënë mundësi bankave që të mbajë mënjanë më pak kapital rregullator për këtë kredi. Por kjo lehtësi për FMN-në, nuk është në linjë me standardet ndërkombëtare, ndaj duhen rishikuar lehtësimet. “Lehtësimet e fundit në nivelet e rrezikut në kuadër të mjaftueshmërisë së kapitalit dhe ekspozimeve të mëdha të bankave për kreditë që mbështesin infrastrukturën strategjike të transportit nuk janë plotësisht në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe duhet të rishqyrtohen, pasi rregullimet prudenciale duhet të bazohen në rrezik dhe të mos përdoren për...