Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Marta Kos: 2027 objektiv i arritshëm për mbylljen e negociatave, SPAK po tregon pavarësi
Në një intervistë ekskluzive për A2CNN, Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, vlerëson progresin e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe konfirmon se objektivi për mbylljen e negociatave deri në vitin 2027 mbetet i arritshëm, për sa kohë reformat në drejtësi dhe sundimi i ligjit vijojnë me ritëm të qëndrueshëm. Gazetari: Zonja Kos, së pari, faleminderit për këtë mundësi. Shqipëria tashmë ka hyrë në fazën përfundimtare të negociatave me grup-kapitujt. Në cilën fushë mendon Komisioni Evropian se ka progres më të madh dhe më domethënës dhe a është objektivi i parashikuar për mbylljen e negociatave në vitin 2027 realist dhe i arritshëm nga qeveria shqiptare? Komisionerja Kos: Shqipëria ka arritur me të vërtetë sukses të jashtëzakonshëm në dy vitet e fundit dhe nëse do...