Burimi:
Standard.al
Foto © Standard.al
Arena Casino shitet për zero lekë nën hundën e Tatimeve dhe Inteligjencës Financiare
Shqipëria është vend, ku çudirat janë normalitet dhe nuk çudisin më thuajse askënd. Ndoshta kjo është dhe arsyeja që ato ndodhin çdo ditë. Pak ditë më parë, në tregun e kumarit ka ndodhur një transaksion i pazakontë. Arena Casino, kazinoja e gjendur në kullën e stadiumit kombëtar Air Albania ndërroi pronar. Çmimi i shitjes së kompanisë ishte zero lek. Kapitali publikon dokumentat e një transaksioni, që në çdo vend do të kishte ngritur antenat e autoriteteve fiskale për evazion të mundshëm dhe atyre të inteligjencës financiare për rrezikun e pastrimit të parave. Por në Shqipëri, e gjitha ndodh nën hundën e këtyre autoriteteve. Sipas dokumentave, Albstar e ka shitur kazinonë thjesht duke tërhequr kapitalin e tij në natyrë, ndërkohë që blerësi e ka zëvendësuar kapitalin...