Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Vizita në Katar/ Rama: Biseduam për thellimin e bashkëpunimit dhe projekte me rëndësi për Shqipërinë
Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të dielë, më 23 nëntor, një takim në rezidencën e Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Katarit, Sheikh Mohammad bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani. Takimi u fokusua mbi thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe diskutimin e disa projekteve me peshë të rëndësishme për Shqipërinë, të paktën siç njoftoi vetë Kryeministri Rama në një postim në rrjetet sociale. “Doha, Katar – Në rezidencën e Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Katarit, Sheikh Mohammad bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani, ku biseduam për thellimin e bashkëpunimit dhe disa projekte me peshë të rëndësishme për Shqipërinë”, shkruan Rama krahas një videoje nga ky takim. Vizita e kryeministrit shqiptar në Katar zhvillohet në kuadër të pjesëmarrjes së tij...